Ju lutem lexoni me kujdes Kushtet e Përdorimit, përpara se të filloni të përdorni faqen e internetit. Duke përdorur faqen e internetit ose, aty ku është e zbatueshme, duke klikuar për të pranuar ose dakordësuar me Kushtet e Përdorimit, kur ky opsion mundësohet për ju, ju pranoni dhe bini dakord se keni detyrimin të zbatoni këto Kushte të Përdorimit dhe Politikën tonë të Privatësisë, të përfshira këtu me referencë. Nëse nuk dëshironi të pranoni këto Kushte të Përdorimit ose Politikën e Privatësisë, nuk duhet të hyni ose përdorni faqen e internetit.
Në këtë politikë përshkruhen llojet e informacionit që ne mund të mbledhim nga ju ose që ju mund të jepni kur vizitoni faqen e internetit www.durresyachtsmarina.com (“Faqja jonë e internetit”) dhe praktikat tona për mbledhjen, përdorimin, ruajtjen, mbrojtjen dhe zbulimin e atij informacioni.
Ndryshimet në Kushtet e Përdorimit
Ne mund t’i rishikojmë dhe përditësojmë këto Kushte të Përdorimit herë pas here, sipas gjykimit tonë. Të gjitha ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë kur ne i paraqesim dhe zbatohen për të gjithë aksesin dhe përdorimin e faqes së internetit dhe më pas.
Përdorimi i faqes së internetit nga ana juaj në mënyrë të vazhdueshme, pas paraqitjes së Kushteve të rishikuara të Përdorimit, do të thotë që ju i pranoni dhe bini dakord me ndryshimet. Ju duhet të kontrolloni këtë faqe herë pas here, në mënyrë që të jeni në dijeni të çdo ndryshimi, pasi ato janë të detyrueshme për ju.
Aksesi në faqen e internetit dhe siguria e llogarisë
Ne rezervojmë të drejtën të tërheqim ose ndryshojmë faqen e internetit, dhe çdo shërbim ose material që ne ofrojmë në faqen tonë të internetit, sipas gjykimit tonë të vetëm, pa dhënë ndonjë njoftim. Ne nuk do të jemi përgjegjës nëse, për ndonjë arsye, e gjitha ose ndonjë pjesë e faqes së internetit nuk mundësohet në çdo kohë ose për çdo periudhë. Ne mund të kufizojmë aksesin në disa pjesë të faqes së internetit, ose në të gjithë faqen e internetit, për çdo përdorues, herë pas here.
Ju jeni përgjegjës për sa më poshtë:
· Marrjen e të gjitha masave të nevojshme që ju të keni akses në faqen e internetit.
· Sigurimin që të gjithë personat që kanë akses në faqen tuaj të internetit përmes lidhjes tuaj të internetit janë në dijeni të këtyre Kushteve të Përdorimit dhe i zbatojnë ato.
Aksesi në faqen e internetit ose në disa nga burimet që ajo ofron. Për përdorimin e faqes së internetit nga ana juaj është kusht që të gjitha informacionet që jepni në faqen e internetit të jenë të sakta, aktuale dhe të plota. Ju pranoni që të gjitha informacionet që jepni në këtë faqe interneti, duke përfshirë por pa u kufizuar në përdorimin e ndonjë elementi ndërveprues në këtë faqe interneti ose regjistrimin e interesit tuaj, rregullohen nga Politika jonë e Privatësisë dhe ju pranoni të gjitha veprimet që ne ndërmarrim në lidhje me informacionin tuaj, në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë.
Të drejtat e pronësisë intelektuale
Faqja e internetit dhe e gjithë përmbajtja, elementet dhe funksionaliteti i saj (duke përfshirë por pa u kufizuar në të gjithë informacionin, softuerin, tekstin, paraqitjet, imazhet, videon dhe audion, si dhe dizajnin, përzgjedhjen dhe rregullimin e tyre), janë në pronësi të Shoqërisë, liçencuesve të saj ose ofruesve të tjerë të këtij materiali dhe mbrohen nga ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit, markën tregtare, patentën, sekretin tregtar dhe ligje të tjera të pronësisë intelektuale ose të drejtave të pronësisë.
Këto Kushte Përdorimi ju lejojnë të përdorni faqen e internetit vetëm për përdorimin tuaj personal, jokomerçial. Ju nuk duhet të riprodhoni, shpërndani, modifikoni, krijoni vepra të prejardhura, të paraqisni publikisht, performoni publikisht, ripublikoni, shkarkoni, ruani ose transmetoni ndonjë nga materialet në faqen tonë të internetit, përveç në rastet e mëposhtme:
· Kompjuteri juaj mund të ruajë përkohësisht kopje të materialeve të tilla në RAM, në mënyrë rastësore kur aksesoni dhe shikoni nga ana juaj këto materiale.
· Ju mund të ruani skedarë që kapen automatikisht nga shfletuesi juaj i internetit (browser), për qëllime të përmirësimit të ekranit.
· Ju mund të printoni ose shkarkoni një kopje të një numri të arsyeshëm faqesh të faqes së internetit, për përdorimin tuaj personal, jokomerçial dhe jo për riprodhim, publikim ose shpërndarje të mëtejshme.
· Nëse ne ofrojmë aplikacione në desktop, pajisje të lëvizshme ose të tjera për shkarkim, ju mund të shkarkoni një kopje të vetme në kompjuterin ose pajisjen tuaj të lëvizshme vetëm për përdorimin tuaj personal, jokomerçial, me kusht që të pranoni të zbatoni marrëveshjen tonë të liçencës së përdoruesit përfundimtar për këto aplikacione.
· Nëse ne ofrojmë elemente të mediave sociale me përmbajtje të caktuar, ju mund të ndërmerrni veprime të tilla që mundësohen nga këto funksione.
Ju nuk duhet të :
Ju:
· nuk duhet të ndryshoni kopjet e ndonjë materiali nga kjo faqe interneti;
· nuk duhet të ripublikoni ndonjë pjesë të faqes së internetit në një faqe tjetër interneti, në ndonjë mënyrë tjetër (të shtypur, elektronike ose ndryshe) ose si pjesë e ndonjë shërbimi tregtar;
· nuk duhet të përdorni ndonjë ilustrim, fotografi, sekuencë video ose audio ose ndonjë grafikë veçmas nga teksti shoqërues;
· nuk duhet të fshini ose ndryshoni ndonjë njoftim për të drejtën e autorit, markën tregtare ose të drejtat e tjera të pronësisë nga kopjet e materialeve nga kjo faqe interneti;
Asnjë e drejtë, titull, ose interes në ose për faqen e internetit ose ndonjë përmbajtje në faqen e internetit nuk ju transferohet, dhe të gjitha të drejtat që nuk janë dhënë shprehimisht janë të rezervuara nga Shoqëria. Çdo përdorim i faqes së internetit që nuk lejohet shprehimisht nga këto Kushte të Përdorimit është shkelje e këtyre Kushteve të Përdorimit dhe mund të shkelë të drejtën e autorit, markën tregtare dhe ligje të tjera.
Markat tregtare
Emrat e Shoqërisë, emrat e markave, logot e Shoqërisë dhe të gjithë emrat e lidhur, logot, emrat e produkteve dhe shërbimeve, dizajnet dhe sloganet janë marka tregtare të Shoqërisë ose të filialeve ose liçencuesve të saj. Ju nuk duhet të përdorni marka të tilla pa marrë më parë lejen e Shoqërisë me shkrim. Të gjithë emrat e tjerë, logot, emrat e produkteve dhe shërbimeve, dizajnet dhe sloganet në këtë faqe interneti janë marka tregtare të pronarëve të tyre përkatës.
Direkt nga ju kur na e jepni
Në mënyrë automatike, ndërsa lundroni në faqen e internetit. Informacioni i mbledhur në mënyrë automatike mund të përfshijë detajet e përdorimit, adresat e IP-së dhe informacionin e mbledhur nëpërmjet cookies, web beacons dhe teknologjive të tjera gjurmuese.
Nga palët e treta, për shembull, partnerët tanë të biznesit.
Përdorimet e ndaluara
· Ju mund të përdorni faqen e internetit vetëm për qëllime të ligjshme dhe në përputhje me këto Kushte të Përdorimit. Ju bini dakord të mos e përdorni faqen e internetit në situatat e mëposhtme:
· Në çfarëdo mënyre që shkel ndonjë ligj ose rregullore federale, vendore ose ndërkombëtare, duke përfshirë pa kufizim.
· Për të transmetuar ose për të siguruar dërgimin e ndonjë materiali reklamues ose promovues, përfshirë çdo “e-mail nga dërgues jo të sigurt”, “letër zinxhir” ose “spam (e-mail i padëshiruar që dërgohet nga një numër i madh marrësish” ose ndonjë kërkesë tjetër të ngjashme.
· Për tu shtirur ose për tu përpjekur për tu shtirur se jeni Shoqëria, një punonjës i Shoqërisë, një përdorues tjetër ose ndonjë person ose subjekt tjetër (duke përfshirë, pa kufizim, duke përdorur adresat e postës elektronike ose emrat e ekranit të lidhur me ndonjë nga sa më sipër).
· Për t’u përfshirë në ndonjë sjellje tjetër që kufizon ose pengon përdorimin ose gëzimin e faqes së internetit nga kushdo, ose që, siç përcaktohet nga ne, mund të dëmtojë Shoqërinë ose përdoruesit e faqes së internetit ose t’i ekspozojë ata ndaj përgjegjësisë
Gjithashtu, ju bini dakord:
· të mos përdorni faqen e internetit në ndonjë mënyrë që mund të çaktivizojë, mbingarkojë, dëmtojë ose dobësojë faqen e internetit ose të mos ndërhyni në përdorimin e faqes së internetit nga ndonjë palë tjetër, duke përfshirë aftësinë e tyre për t’u përfshirë në aktivitete në kohë reale nëpërmjet faqes së internetit;
· të mos përdorni ndonjë robot, merimangë (agjent, skript që shkruhet dhe ekzekutohet në faqe interneti me qëllim indeksimin e faqeve të internetit) ose pajisje, proces ose mjet tjetër automatik për të hyrë në faqen e internetit për çfarëdo qëllimi, duke përfshirë monitorimin ose kopjimin e ndonjë materiali në faqen e internetit;
· të mos përdorni ndonjë proces manual për të monitoruar ose kopjuar ndonjë nga materialet në faqen e internetit ose për ndonjë qëllim tjetër të paautorizuar, pa pëlqimin tonë paraprak me shkrim;
· të mos përdorni ndonjë pajisje, softuer ose rutinë (pjesë kodi që ekzekutohet vazhdimisht) që pengon funksionimin e duhur të faqes së internetit;
· të mos paraqisni ndonjë virus, trojan hourses, worms, bomba logjike ose material tjetër që është keqdashës ose i dëmshëm nga ana teknologjike;
· të mos përpiqeni të fitoni akses të paautorizuar në, të mos ndërhyni në, të mos dëmtoni ose prishni ndonjë pjesë të faqes së internetit, serverit në të cilin është ruajtur faqja e internetit ose ndonjë server, kompjuter ose bazë të dhënash të lidhur me faqen e internetit;
· të mos sulmoni faqen e internetit nëpërmjet një sulmi të refuzimit të shërbimit ose një sulmi të shpërndarë të refuzimit të shërbimit;
· përndryshe, të mos përpiqeni të ndërhyni në funksionimin e duhur të faqes së internetit;
Mbështetja në informacionin e paraqitur
Informacioni i paraqitur në ose nëpërmjet faqes së internetit është i disponueshëm vetëm për qëllime të përgjithshme informacioni. Ne nuk garantojmë saktësinë, plotësinë ose dobinë e këtij informacioni. Nëse vendosni të mbështeteni në një informacion të tillë, është kategorikisht në rrezikun tuaj. Ne mohojmë të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga ndonjë mbështetje në materiale të tilla nga ju ose ndonjë vizitor tjetër i faqes së internetit, ose nga kushdo që mund të jetë i informuar për ndonjë nga përmbajtjet e tij
Përditësimi i faqes së internetit
Nëse faqja e internetit përmban lidhje me faqe interneti dhe burime të tjera të ofruara nga palë të treta, këto lidhje ofrohen vetëm për lehtësinë tuaj. Kjo përfshin lidhjet e përfshira në reklama, duke përfshirë reklamat e banderolave dhe lidhjet e sponsorizuara. Ne nuk kemi asnjë kontroll mbi përmbajtjen e këtyre faqeve të internetit ose burimeve dhe nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për to ose për ndonjë humbje ose dëmtim që mund të lindë nga përdorimi i tyre. Nëse vendosni të hyni në ndonjë nga faqet e internetit të palëve të treta të lidhura me këtë faqe interneti, ju veproni në këtë mënyrë plotësisht në rrezikun tuaj dhe sipas termave dhe kushteve të përdorimit për faqe të tilla interneti.
Lidhjet nga faqja e internetit
Nëse faqja e internetit përmban lidhje me faqe interneti dhe burime të tjera të ofruara nga palë të treta, këto lidhje ofrohen vetëm për lehtësinë tuaj. Kjo përfshin lidhjet e përfshira në reklama, duke përfshirë reklamat e banderolave dhe lidhjet e sponsorizuara. Ne nuk kemi asnjë kontroll mbi përmbajtjen e këtyre faqeve të internetit ose burimeve dhe nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për to ose për ndonjë humbje ose dëmtim që mund të lindë nga përdorimi i tyre. Nëse vendosni të hyni në ndonjë nga faqet e internetit të palëve të treta të lidhura me këtë faqe interneti, ju veproni në këtë mënyrë plotësisht në rrezikun tuaj dhe sipas termave dhe kushteve të përdorimit për faqe të tilla interneti.
Kufizimet gjeografike
Zotëruesi i faqes së internetit është me seli në Shqipëri. Ne nuk bëjmë pretendime se faqja e internetit ose ndonjë nga përmbajtja e saj është e aksesueshme ose e përshtatshme jashtë Shqipërisë. Aksesi në faqen e internetit mund të mos jetë i ligjshëm nga persona të caktuar ose në vende të caktuara. Nëse hyni në faqen e internetit nga jashtë Shqipërisë, ju veproni në këtë mënyrë me iniciativën tuaj dhe jeni përgjegjës për zbatimin e ligjeve lokale.
Mohimi i garancive
Zotëruesi i faqes së internetit është me seli në Shqipëri. Ne nuk bëjmë pretendime se faqja e internetit ose ndonjë nga përmbajtja e saj është e aksesueshme ose e përshtatshme jashtë Shqipërisë. Aksesi në faqen e internetit mund të mos jetë i ligjshëm nga persona të caktuar ose në vende të caktuara. Nëse hyni në faqen e internetit nga jashtë Shqipërisë, ju veproni në këtë mënyrë me iniciativën tuaj dhe jeni përgjegjës për zbatimin e ligjeve lokale.
Mohimi i garancive
Ju e kuptoni se ne nuk mund dhe nuk garantojmë ose sigurojmë që faqja e internetit do të jetë pa viruse ose kode të tjera shkatërruese. Ju jeni përgjegjës për zbatimin e procedurave dhe pikave të kontrollit të mjaftueshëm, për të përmbushur kërkesat tuaja të veçanta për mbrojtjen antivirus dhe saktësinë e hyrjes dhe daljes së të dhënave, dhe për ruajtjen e një mjeti të jashtëm të faqes sonë të internetit, për çdo rindërtim të të dhënave të humbura.
NE NUK DO TË JEMI PËRGJEGJËS PËR NDONJË HUMBJE APO DËM TË SHKAKTUAR NGA NJË SULM I SHPËRNDARË I REFUZIMIT TË SHËRBIMIT, VIRUSE APO MATERIALE TË TJERA TË DËMSHME NGA ANA TEKNOLOGJIKE, QË MUND TË INFEKTOJNË PAJISJET E KOMPJUTERIT TUAJ, PROGRAMET E KOMPJUTERIT, TË DHËNAT OSE MATERIALET E TJERA TË PRONËSISË, PËR SHKAK TË PËRDORIMIT TË FAQES SË INTERNETIT OSE NDONJË SHËRBIMI APO ARTIKULLI TË MARRË NËPËRMJET FAQES SË INTERNETIT OSE PËR SHKARKIMIN NGA ANA JUAJ TË NDONJË MATERIALI TË PARAQITUR ATY, OSE NË NDONJË FAQE INTERNETI TË LIDHUR ME TË.
PËRDORIMI NGA ANA JUAJ I FAQES SË INTERNETIT, PËRMBAJTJES SË SAJ DHE ÇDO SHËRBIMI OSE ARTIKULLI TË MARRË PËRMES FAQES SË INTERNETIT ËSHTË NË RREZIKUN TUAJ. FAQJA E INTERNETIT, PËRMBAJTJA E SAJ DHE ÇDO SHËRBIM OSE ARTIKULL I MARRË PËRMES FAQES SË INTERNETIT OFROHEN NË BAZË “SIÇ ËSHTË” DHE “SIÇ MUNDËSOHEN”, PA ASNJË GARANCI TË ASNJË LLOJI, AS TË SHPREHUR DHE AS NË NËNKUPTUAR. AS SHOQËRIA DHE AS NDONJË PERSON I LIDHUR ME SHOQËRINË NUK BËN NDONJË GARANCI OSE PËRFAQËSIM NË LIDHJE ME PLOTËSINË, SIGURINË, BESUESHMËRINË, CILËSINË, SAKTËSINË OSE DISPONUESHMËRINË E FAQES SË INTERNETIT. PA KUFIZUAR SA MË LART, AS SHOQËRIA DHE AS NDONJË PERSON I LIDHUR ME SHOQËRINË NUK PËRFAQËSON OSE GARANTON QË FAQJA E INTERNETIT, PËRMBAJTJA APO NDONJË SHËRBIM OSE ARTIKULL I MARRË NËPËRMJET FAQES SË INTERNETIT DO TË JETË I SAKTË, I BESUESHËM, PA GABIME OSE I PANDËRPRERË, QË DEFEKTET DO TË RREGULLOHEN, QË FAQJA JONË OSE SERVERI QË E MUNDËSON NUK KANË VIRUSE APO KOMPONENTË TË TJERË TË DËMSHËM OSE QË FAQJA E INTERNETIT OSE NDRYSHE QË NDONJË SHKËRBIM DO TË PËRMBUSHË NEVOJAT APO PRITSHMËRITË QË JU KENI.
KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË
NË ASNJË RAST SHOQËRIA, FILIALET APO LIÇENCUESIT E TYRE, OFRUESIT E SHËRBIMIT, PUNONJËSIT, AGJENTËT, ZYRTARËT APO DREJTORËT NUK DO TË JENË PËRGJEGJËS PËR DËME TË ÇDO LLOJI, SIPAS NDONJË TEORIE LIGJORE, QË LIND NGA APO NË LIDHJE ME PËRDORIMIN NGA ANA JUAJ, APO PAMUNDËSINË PËR TË PËRDORUR FAQEN E INTERNETIT, NDONJË FAQE INTERNETI TË LIDHUR ME TË, NDONJË PËRMBAJTJE NË FAQEN E INTERNETIT APO FAQE TË TJERA TË TILLA INTERNETI APO NDONJË SHËRBIM APO ARTIKULL TË MARRË NËPËRMJET FAQES SË INTERNETIT APO FAQEVE TË TILLA TË INTERNETIT, DUKE PËRFSHIRË ÇDO DËMTIM TË DREJTPËRDREJTË, TË TËRTHORTË, TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM, ME PASOJË APO NDËSHKUESE, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË DËMTIM PERSONAL, DHIMBJE APO VUAJTJE, SHQETËSIM EMOCIONAL, HUMBJE TË ARDHURASH, HUMBJE FITIMESH, HUMBJE TË BIZNESIT APO KURSIME TË PARASHIKUARA, HUMBJE TË PËRDORIMIT, HUMBJE TË VULLNETIT TË MIRË, HUMBJE TË DHËNASH, DHE NËSE TË SHKAKTUARA NGA SHKELJE (DUKE PËRFSHIRË PAKUJDESINË), SHKELJE TË KONTRATËS APO NDRYSHE, EDHE NËSE ËSHTË E PARASHIKUESHME.
SA MË SIPËR NUK NDIKON NË ASNJË PËRGJEGJËSI QË NUK MUND TË PËRJASHTOHET OSE TË KUFIZOHET SIPAS LIGJIT TË ZBATUESHËM.
Zhdëmtimi
Ju pranoni të mbroni, zhdëmtoni dhe të mbani të padëmtuar Shoqërinë, filialet e saj, liçencuesit dhe ofruesit e shërbimeve, si dhe zyrtarët, drejtorët, punonjësit, kontraktorët, agjentët, liçencuesit, furnizuesit, pasardhësit dhe caktuesit nga dhe ndaj ndonjë pretendimi, detyrimi, dëmi, gjykimi, shpërblimi, humbje, kosto, shpenzimi ose tarife (duke përfshirë tarifat e arsyeshme të avokatëve) që rrjedhin ose lidhen me shkeljen nga ana juaj të këtyre Kushteve të Përdorimit ose përdorimin nga ana juaj të faqes së internetit dhe, çdo përdorim të përmbajtjes, shërbimeve dhe produkteve të faqes së internetit të ndryshme nga ato të autorizuara shprehimisht në këto Kushte Përdorimi ose përdorimi nga ana juaj i ndonjë informacioni të marrë nga faqja e internetit.
Legjislacioni rregullues dhe Juridiksioni
Të gjitha çështjet në lidhje me faqen e internetit dhe këto Kushte Përdorimi dhe çdo mosmarrëveshje ose pretendim që lind prej tyre ose lidhet me to (në çdo rast, duke përfshirë mosmarrëveshjet ose pretendimet jokontraktore), do të rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet në fuqi në Shqipëri, pa i dhënë efekt ndonjë dispozite apo rregulli të zgjedhjes apo konfliktit të ligjit (qoftë i Republikës së Shqipërisë apo i ndonjë juridiksioni tjetër).
Çdo padi, veprim ose procedim që lind ose që lidhet me këto Kushte të Përdorimit ose faqen e internetit do të ngrihet ekskluzivisht në Gjykatën e Rrethit Durrës, pavarësisht se ne ruajmë të drejtën për të ngritur çdo padi, veprim ose procedim kundër jush për shkelje të këtyre Kushteve të Përdorimit, në vendin ose shtetin tuaj të banimit ose në ndonjë vend tjetër përkatës. Ju hiqni dorë nga çdo dhe të gjitha kundërshtimet për ushtrimin e juridiksionit mbi ju nga këto gjykata dhe për vendin e tyre në gjykata të tilla.
Kufizimi i kohës për paraqitjen e pretendimeve
ÇDO PARASHTRIM FAKTESH APO KËRKESË QË MUND TË KENI, QË LIND NGA OSE LIDHET ME KËTO KUSHTE TË PËRDORIMIT OSE FAQEN E INTERNETIT, DUHET TË FILLOJË BRENDA NJË (1) VITI PAS PARAQITJES SË PARASHTRIMIT TË FAKTEVE, PËRNDRYSHE, NJË PARASHTRIM I TILLË I FAKTEVE OSE PRETENDIM NDALOHET PËRGJITHMONË.
Heqja dorë dhe Ndarshmëria
Asnjë heqje dorë nga Shoqëria nga ndonjë term ose kusht të përcaktuar në këto Kushte të Përdorimit nuk do të konsiderohet si heqje dorë e mëtejshme ose e vazhdueshme nga ky term ose kusht ose heqje dorë nga ndonjë term ose kusht tjetër, dhe çdo mospërmbushje nga ana e Shoqërisë për të pohuar një të drejtë ose dispozitë sipas këtyre Kushteve të Përdorimit nuk do të përbëjë heqje dorë nga kjo e drejtë ose dispozitë.
Nëse ndonjë dispozitë e këtyre Kushteve të Përdorimit konsiderohet nga një gjykatë ose një gjykatë tjetër e juridiksionit kompetent si e pavlefshme, e paligjshme ose e pazbatueshme për ndonjë arsye, kjo dispozitë do të eliminohet ose kufizohet në masën minimale të tillë që dispozitat e mbetura të Kushteve të Përdorimit do të vazhdojnë me fuqi dhe efekt të plotë.
Marrëveshja e plotë
Kushtet e Përdorimit, Politika jonë e Privatësisë dhe Marrëveshja e Pronësisë përbëjnë marrëveshjen e vetme dhe të plotë midis jush dhe Shoqërisë në lidhje me faqen e internetit dhe zëvendësojnë të gjitha mirëkuptimet, marrëveshjet, përfaqësimet dhe garancitë e mëparshme dhe të njëkohshme, si me shkrim ashtu edhe në formë verbale, në lidhje me faqen e internetit.
Komentet dhe shqetësimet tuaja
Kjo faqe interneti operohet dhe zotërohet nga Shoqëria.
Në lidhje me kërkesat për mbështetje teknike dhe komunikime të tjera në lidhje me faqen e internetit, ju mund të na kontaktoni duke përdorur formularin e kontaktit të faqes sonë të internetit, ose duke na dërguar email në adresën [email protected]
Për komente ose sugjerime, ju lutemi na kontaktoni në adresën [email protected]
Ju e kuptoni dhe pranoni që duke përdorur këtë faqe interneti për të përditësuar, ndryshuar informacionin tuaj personal, adresën (at) ose detajet e kontaktit, ju pranoni që Shoqëria ose ndonjë prej filialeve të saj, sipas gjykimit të tyre, të përdorin një informacion të tillë si informacion alternativë për të dërguar njoftime ligjore, sipas këtyre Kushteve të Përdorimit ose Marrëveshjes së Pronësisë. Ju duhet të informoni menjëherë Shoqërinë për çdo ndryshim në një informacion të tillë.