Rregjistohuni nëse jeni të interesuar

"*" indicates required fields

Hidden
Hidden
Më mbaj të informuar me të rejat dhe ofertat
I agree to receive notifications on WhatsApp
Hidden
Hidden
This field is for validation purposes and should be left unchanged.
Call

Politikat e Privatësisë

Eagle Hills Real Estate Development shpk (“Shoqëria”, “ne” ose “neve”) respekton privatësinë tuaj dhe është e angazhuar ta mbrojë atë nëpërmjet pajtueshmërisë me këtë politikë nga ana jonë.

Kjo politikë zbatohet për informacionin që ne mbledhim:

Në këtë faqe interneti.

Kjo politikë nuk zbatohet për informacionin që mblidhet:

Nga ana jonë jashtë linjës ose nëpërmjet ndonjë mënyre tjetër, përfshirë çdo faqe tjetër interneti që operohet nga ndonjë palë e tretë; ose
·        Ndonjë palë e tretë, duke përfshirë çdo aplikacion ose përmbajtje (përfshirë reklama) që mund të lidhet me faqen e internetit.
Ju lutemi, lexoni këtë politikë me kujdes, që të kuptoni politikat dhe praktikat tona në lidhje me informacionin tuaj dhe mënyrën se si do ta trajtojmë atë. Nëse nuk jeni dakord me politikat dhe praktikat tona, ju zgjidhni të mos përdorni faqen tonë të internetit. Duke hyrë ose duke përdorur këtë faqe interneti, ju shpreheni dakord me këtë politikë të privatësisë. Kjo politikë mund të ndryshojë herë pas here. Përdorimi i vazhdueshëm i kësaj faqeje interneti nga ana juaj, pasi ne të bëjmë ndryshime, konsiderohet si pranim i këtyre ndryshimeve, prandaj ju lutemi kontrolloni rregullisht politikën për përditësime.

INFORMACIONI QË NE MBLEDHIM RRETH JUSH DHE MËNYRA SE SI E MBLEDHIM ATË INFORMACION

Ne mbledhim disa lloje informacioni nga dhe rreth përdoruesve të faqes sonë të internetit, duke përfshirë informacionin:
 
me anë të të cilës ju mund të identifikoheni personalisht, si emri, adresa postare, adresa e e-mailit, numri i pasaportës, ID e pronës ose numri i telefonit (“informacioni personal”);
 
që ka të bëjë me ju, por nuk ju identifikon individualisht; dhe/ose
 
rreth lidhjes tuaj të internetit, pajisjet që përdorni për të hyrë në faqen tonë të internetit dhe detajet e përdorimit.
Ne e mbledhim këtë informacion:
·        Direkt nga ju kur na e jepni këtë informacion.
·        Në mënyrë automatike, ndërsa lundroni në faqen e internetit. Informacioni që mblidhet në mënyrë automatike mund të përfshijë detajet e përdorimit, adresat e IP-së dhe informacionin e mbledhur përmes cookies, web beacons (mënyrë konfigurimi që mundëson identifikimin nëse një përdorues ka aksesuar një përmbajtje uebi) dhe teknologji të tjera gjurmimi.
·        Nga palët e treta, për shembull, partnerët tanë të biznesit.

INFORMACIONI QË NA JEPNI

Informacioni që mbledhim në ose nëpërmjet faqes tonë të internetit mund të përfshijë:
·        Informacionin që jepni kur plotësoni formularët në faqen tonë të internetit. Gjithashtu, ne mund t’ju kërkojmë informacion kur hyni në një konkurs ose promovim të sponsorizuar nga ana jonë dhe kur raportoni një problem lidhur me faqen tonë të internetit.
·        Regjistrimet dhe kopjet e korrespondencës suaj (përfshirë adresat e postës elektronike), nëse na kontaktoni.
·        Përgjigjet tuaja ndaj anketave që mund t’ju kërkojmë të plotësoni për qëllime kërkimore.
·        Pyetjet tuaja lidhur me kërkimin në faqen e internetit.

DETAJET E PËRDORIMIT, ADRESAT E IP-SË, COOKIES DHE TEKNOLOGJI TË TJERA

Ndërsa lundroni dhe ndërveproni me faqen tonë të internetit, ne mund të mbledhim informacione të caktuara rreth pajisjeve tuaja, veprimeve dhe modeleve të shfletimit të internetit (browsing) në mënyrë automatike, duke përfshirë:
·        Detajet e vizitave tuaja në faqen tonë të internetit, duke përfshirë të dhënat lidhur me trafikun, të dhënat lidhur me vendndodhjen, regjistrat dhe të dhënat e tjera të komunikimit dhe burimet që ju aksesoni dhe përdorni në faqen tonë të internetit.
·        Informacionin rreth kompjuterit tuaj dhe lidhjen me internetin, duke përfshirë adresën tuaj të IP-së, sistemin operativ dhe llojin e shfletuesit të internetit.
Informacionet që ne mbledhim në mënyrë automatike janë të dhëna statistikore. Kjo na ndihmon të përmirësojmë faqen tonë të internetit dhe të ofrojmë një shërbim më të mirë dhe më të personalizuar, duke na mundësuar:
·        të vlerësojmë madhësinë e audiencës dhe modelet e përdorimit;
·        të ruajmë informacionet rreth preferencave tuaja, duke na lejuar të personalizojmë faqen tonë të internetit sipas interesave tuaja individuale;
·        të përshpejtojmë kërkimet tuaja;
·        t’ju njohim kur ktheheni në faqen tonë të internetit;
 
·        Teknologjitë që përdorim për këtë mbledhje automatike të të dhënave mund të përfshijnë:
 
·        Cookies (ose cookie të shfletuesit). Një cookie është një skedar i vogël i vendosur në diskun e memories (hard drive) të kompjuterit tuaj. Ju mund të refuzoni të pranoni cookie të shfletuesit duke aktivizuar konfigurimet (setting) e duhura në shfletuesin tuaj të internetit. Megjithatë, nëse zgjidhni këtë konfigurim, mund të mos arrini të përdorni pjesë të caktuara të faqes tonë të internetit. Nëse nuk e keni rregulluar konfigurimin e shfletuesit tuaj të internetit në mënyrë që ai të refuzojë cookies, sistemi ynë do të lëshojë cookies kur të drejtoni shfletuesin tuaj të internetit në faqen tonë të internetit.
·        Flash Cookies. Disa elemente të faqes tonë të internetit mund të përdorin objekte lokale të ruajtura (ose flash cookie) për të mbledhur dhe ruajtur informacione rreth preferencave tuaja dhe lundrimit (navigimit) drejt, nga dhe në faqen tonë të internetit. Flash cookies nuk menaxhohen nga të njëjtat konfigurime të shfletuesit të internetit, siç përdoren për cookies të shfletuesit të internetit.
·        Web Beacons. Faqet e faqes sonë të internetit dhe e-mailet tona mund të përmbajnë skedarë të vegjël elektronikë të njohur si Web bacons (të referuara gjithashtu si imazhe të qarta, tags pikseli dhe piksele të vetme) që lejojnë Shoqërinë, për shembull, të numërojë përdoruesit që i kanë vizituar ato faqe ose që kanë hapur një e-mail dhe për statistika të tjera të lidhura me faqen e internetit (për shembull, regjistrimi i popullaritetit të përmbajtjes së caktuar të faqes së internetit dhe verifikimi i integritetit të sistemit dhe serverit).

SI E PËRDORIM INFORMACIONIN TUAJ

Ne e përdorim informacionin që mbledhim rreth jush ose që ju na jepni, duke përfshirë çdo informacion personal:
·        për t’ju prezantuar me faqen tonë të internetit dhe përmbajtjen e saj;
·        për t’ju dhënë informacionin ose shërbimet që kërkoni nga ne;
·        për të përmbushur çdo qëllim tjetër për të cilin e jepni;
·        për t’ju dhënë njoftime, duke përfshirë njoftimet e skadimit, faturimit dhe rinovimit;
·        për të përmbushur detyrimet tona dhe për të zbatuar të drejtat tona që rrjedhin nga çdo kontratë e lidhur midis jush dhe nesh, duke përfshirë faturimin dhe arkëtimin;
·        për t’ju njoftuar për ndryshimet në faqen tonë të internetit ose ndonjë projekt ose shërbim që ne ofrojmë ose sigurojmë;
·        për t’ju lejuar të merrni pjesë në elementet ndërveprues në faqen tonë të internetit;
·        në çdo mënyrë tjetër që ne mund të përshkruajmë kur ju jepni informacionin;
·        për çdo qëllim tjetër me pëlqimin tuaj;
Ne mund të përdorim gjithashtu informacionin tuaj për t’ju kontaktuar në lidhje me projektet dhe shërbimet tona dhe të palëve të treta, që mund të jenë me interes për ju. Nëse nuk dëshironi që ne të përdorim informacionin tuaj në këtë mënyrë, ju lutemi na kontaktoni në adresën [email protected]  

Zbulimi i informacionit tuaj

Ne mund të zbulojmë informacionin e mbledhur për përdoruesit tanë dhe informacionin që nuk identifikon asnjë individ, pa ndonjë kufizim.
Ne mund të zbulojmë informacionin personal që ne mbledhim ose ju jepni, siç përshkruhet në këtë politikë të privatësisë:
·        për bashkëpunëtorët dhe filialet tona;
·        për kontraktorët, ofruesit e shërbimeve dhe palët e tjera të treta që përdorim për të mbështetur biznesin tonë;
·        për një blerës ose pasues tjetër në rast të bashkimit, shitjes, ristrukturimit, riorganizimit, shpërbërjes ose shitjes ose transferimi tjetër të disa ose të gjitha aseteve të Shoqërisë, si shqetësim i vazhdueshëm ose si pjesë e falimentimit, likuidimit ose procedurave të ngjashme, në të cilën informacioni personal i mbajtur nga Shoqëria për përdoruesit e faqes tonë të internetit është midis aseteve të transferuara;
·        për të përmbushur qëllimin për të cilin e jepni;
·        për çdo qëllim tjetër të zbuluar nga ana jonë kur e jepni informacionin me pëlqimin tuaj;
Ne gjithashtu mund të zbulojmë informacionin tuaj personal:
·        për të zbatuar çdo urdhër gjykate, ligj ose proces ligjor, duke përfshirë përgjigjen ndaj çdo kërkese qeveritare ose rregullatorë;
·        për të zbatuar ose për të qenë në përputhje me kushtet tona të përdorimit ose kushtet e shitjes dhe marrëveshje të tjera, duke përfshirë për qëllime faturimi dhe arkëtimi;
·        nëse besojmë se zbulimi është i domosdoshëm ose i përshtatshëm për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë e Shoqërisë, klientëve tanë ose të tjerëve. Kjo përfshin shkëmbimin e informacionit me shoqëri dhe organizata të tjera, për qëllime të sigurimit të mbrojtjes nga mashtrimi dhe reduktimit të rrezikut të kredisë;

ZGJEDHJET RRETH PËRDORIMIT DHE ZBULIMIT NGA ANA JONË TË INFORMACIONIT TUAJ

Ne bëjmë përpjekje t’ju ofrojmë zgjedhje në lidhje me informacionin personal që na jepni.

Aksesi dhe korrigjimi i informacionit tuaj

Ju mund të rishikoni dhe ndryshoni të dhënat tuaja personale duke bërë logging  gjithashtu mund të kërkoni të përditësoni çdo informacion personal që ne mbajmë për ju, duke na kontaktuar në adresën [email protected]

Siguria e të dhënave

Ne kemi zbatuar masa të specifikuara për të siguruar informacionin tuaj personal nga humbja aksidentale dhe nga aksesi, përdorimi, ndryshimi dhe zbulimi i paautorizuar. Të gjitha informacionet që na jepni ruhen në serverët tanë të sigurt pas firewalls (teknologji mbrojtëse për një sistem ose faqe interneti që të mos sulmohet nga viruse).
Fatkeqësisht, transmetimi i informacionit nëpërmjet internetit nuk është plotësisht i sigurt. Pavarësisht se ne bëjmë të pamundurën për të mbrojtur informacionin tuaj personal, ne nuk mund të garantojmë sigurinë e informacionit tuaj personal të transmetuar në faqen tonë të internetit. Çdo transmetim i informacionit personal është në rrezikun tuaj. Ne nuk jemi përgjegjës për anashkalimin e konfigurimeve të privatësisë ose masave të sigurisë të përfshira në faqen e internetit.

Ndryshimet në politikën tonë të privatësisë

Politika jonë është që të postojmë çdo ndryshim që bëjmë në politikën tonë të privatësisë në këtë faqe. Data e rishikimit të fundit të politikës së privatësisë identifikohet në krye të faqes. Ju jeni përgjegjës për të vizituar faqen tonë të internetit dhe këtë politikë të privatësisë në mënyrë periodike, për të kontrolluar për çdo ndryshim.

Informacioni i Kontaktit

Nëse keni ndonjë pyetje ose koment në lidhje me këtë politikë të privatësisë dhe praktikat tona të privatësisë, na kontaktoni në adresën [email protected]