Ku pasioni bën bashkë të mëdhenjtë: Durrës Yachts & Marina mbështet krenarisht sportin

Futbolldashësit dhe në veçanti tifozët e Manchester City në Shqipëri, i janë bashkuar si asnjëherë më parë arritjeve dhe sukseseve të ekipit. Nën kujdesin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Durrës Yachts & Marina, Dyrrah City Football Academy bëri të mundur që qyteti i lashtë antik dhe kryeqyteti të mirëprisnin të gjitha trofetë e fituara nga Manchester City përgjatë sezonit futbollistik 2022-2023.

Falë përkrahjes së Durrës Yachts & Marina, Dyrrah Football Academy u prezantua si një nismë e rëndësishme për zhvillimin e futbollit në vend; si një nismë që dëshiron të nxisë të rinjtë dhe komunitetin lokal të përqafojë sportin.

Datat 16-18 prill do të mbeten me të vërtetë të paharrueshme për të gjithë ata që deri dje kanë brohoritur nga ekrani i madh apo nga stadiumi, por gjithashtu edhe për vetë personelin e Durrës Yachts & Marina.

Turi nisi në Amfiteatrin e Durrësit, në një sit arkeologjik që të gjithë e njohin për rëndësinë historike e kulturore në rajonin ballkanik. Ishte padyshim një përzgjedhje e kuptimtë, pasi trofetë e ekipit të Manchester City-t, të cilët njihen tashmë me nofkën “qytetarët”, u prezantuan pikërisht në zemrën e qytetit antik. Aty ku, në një ditë të zakonshme nuk mungonin shfaqjet e gladiatorëve, diskutimet politike, po qoftë edhe performancat në disiplina të ndryshme arti.

Prezenca e Durrës Yachts & Marina ndihej kudo në amfiteatër, duke përforcuar bindjen se është një projekt madhështor jo vetëm për ekuilibrin mes natyrës dhe arkitekturës, por edhe për marrëdhënien e ushqyer mes së vjetrës dhe së resë, mes lashtësisë dhe modernizmit.

Turi për admiruesit e futbollit guardiolian vijoi në Tiranë, fillimisht në Kryeministri, në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), më pas në stadiumin kombëtar Air Albania.

Më 17 prill, në COD, u pikasën një sërë personalitetesh, duke përfshirë këtu Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu, apo Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Z.Armando Duka.

Më 18 Prill stadiumi Air Albania mirëpriti plot 2000 mijë spektatorë, të gjithë me sytë nga ndeshjet e zhvilluara të ekipeve rajonale të Durrësit dhe Tiranës, sikurse nga trofetë e ekspozuara të Manchester City-t. Kjo për Durrës Yachts & Marina, përkthehet në një hap të rëndësishëm për promovimin e sportit dhe rritjen e besueshmërisë ndaj akademive të futbollit,  të cilat synojnë të nxisin talente të reja dhe të zbulojnë pasionin për futboll mes brezazh të rinj, duke ndihmuar në rritjen e nivelit të futbollit lokal dhe më gjerë.

Durrës Yachts & Marina synon t’i shërbejë komunitetit dhe t’i ofrojë më të mirën, ndërsa e sheh sportin më shumë se sa një aktivitet argëtues, që mbledh bashkë njerëz, përmirëson shëndetin, edukimin dhe jetën sociale.

Nuk duhet harruar se përpos gjithçkaje që pritet të sjellë ky projekt ambicioz në bregdetin e Adriatikut, për komunitetin e Durrës Yachts & Marina është parashikuar një gamë e gjerë aktivitetesh sportive detare, detaj ky që vetëm sa konfirmon vizionin e Durrës Yachts & Marina për të kontribuar në përmirësimin e jetës sociale dhe sportive.

REGISTER INTEREST

© 2023 All Rights Reserved