Durrës Yachts & Marina lançon një tjetër rezidencë ikonike: Njihuni me shtëpinë tuaj në Parkland Residence

Me një krenari dhe kujdes të veçantë, Durrës Yachts & Marina prezantoi më 18 prill në Tirana Sale Centre, Air Albania, një nga rezidencat e saj luksoze: Parkland.

Në të vërtetë ishte një takim i ngrohtë me çdo person që lakmon një jetesë luksoze buzë detit; një takim me në fokus sofistikimin, komoditetin dhe shërbimet ekskluzive të Parkland Residence.

durresyachtsmarina

Falë teknologjisë dhe informimit të detajuar nga këshilluesit e pronave të Durrës Yachts & Marina, të interesuarit shijuan një aventurë dhe arrati të ëmbël nga kryeqyteti. Ata u njohën me planin e projektit, me karakteristikat dhe tiparet unike, duke përfshirë këtu pozicionimin e favorshëm, facilitetet, shërbimet premium, projektimin apo arredimin e banesave.

Parkland Residence do të pozicionohet me tipologji të ndryshme apartamentesh pranë parkut kryesor të Durrës Yachts & Marina dhe do të ofrojë si asnjë godinë tjetër qetësinë, lidhjen e munguar me natyrën dhe peizazhet me gjelbërim të harlisur.

Ekipi i Durrës Yachts & Marina u kujdes që çdo pyetje e lindur rreth projektit, të merrte përgjigje të detajuar. Hapësirat e dedikuara për konsulta të përshtatura sipas preferencave dhe kërkesave, nuk munguan as në këtë event të 8-të lançues të Durrës Yachts & Marina.

Të interesuarit diskutuan opsionet e çmimeve dhe mundësitë e investimit me këshilluesit e pronave, ndërkohë që këta të fundit u siguruan të ofronin këshilla dhe orientim të duhur pikërisht për një nga hapat më të rëndësishëm dhe emocionues në jetë, sic është blerja e shtëpisë.

Edhe këtë herë u dëshmua se ëndrrat preken dhe jetohen plotësisht në Durrës Yachts & Marina, pavarësisht dëshirave për një pamje mahnitëse, ambient të gjelbër, apo organizim të caktuar hapësirash.

Në Parkland Residence shumë nga të interesuarit rezervuan jo një banesë, por një shtëpi për të cilën realisht të thuhet “shtëpi e ëmbla shtëpi”.

REGISTER INTEREST

© 2023 All Rights Reserved